Ish-drejtori i ALUIZNI-t Tiranë i shpallur në kërkim, përflitej si një kandidat i mundshëm i PD-së për kryetar bashkie në Sarandë

Postuar në 21 Janar, 2015 08:23

Dje i bë i njohur lajmi i arrestimit të disa specialistëve të degës së ALUIZNI-t në Tiranë si dhe shpallja në kërkim e drejtuesve. Mes këtyre të fundit figuron edhe emri i ish-drejtorit, Kreshnik Bozho. Lajmi merr një rëndësi tjetër edhe sepse Bozho përflitej si një nga emrat e mundshëm të Partisë Demokratike për kandidat për kryetar të bashksë së Sarandës në zgjedhjet lokale që po afrojnë. Asgjë nuk ka qenë zyrtare, por Bozho, ka punuar më herët në bashki si shef kabineti i ish-kryetarit të Bashkisë, Edmond Gjoka. Nuk mund të hamendësohet se akuza ndaj tij për detyrën në drejtorinë e ALUIZNI-t në Tiranë ka lidhje me kandidimim e mundshëm, por fakt është se kohët e fundit, drejtues të ndryshëm të pushtetit lokal janë përfshirë në çështje me karakter penal apo politik; përveç rastit të Shpëtim Gjikës në Vlorë, janë akuzat ndaj Vangjush Dakos për prishjen e ndërtimeve në Durrës, është akuza ende periferike ndaj kreut të Bashkisë së Korçës për një kontratë për pastrimin e qytetit nga dëbora, siç është edhe akuza penale ndaj kreut të Bashkisë Fier, Baftjar Zeqo.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.