Kriza/Parashikime për rënie deri në masën 50% në bursë. "NewsMax" shkruan se “edhe Warren Buffet po përgatitet për këtë gjë”

Ekspertë të ndryshëm amerikanë paralajmërojnë se bursa pritet të pësojë goditje të tjera që mund të sjellin zhvlerësim në tregun e aksioneve deri në masën 50%. “Jemi brenda një fluske gjigande asetesh financiare që mund të shpërthejë nga dita në ditë”, citon “NewsMax” Marc Faber, investior dhe drejtues i një think tanku që trajton probleme të financës. Madje sipas medias në fjalë, pëshpëritet se edhe miliarderi Warren Buffet po përgatitet për goditjen e pritshme në tregje. Ndërkohë një tjetër personazh, që merret në konsideratë për shkak të disa parashikimeve të sakta, Sean Hyman, deklaron se edhe pse kjo goditje pritet, ka disa sektorë që gjithsesi do të ecin mirë, ndaj edhe tërheqja e investimeve do të kishte kosto. Hyman thirret shpesh në “Bloomberg TV”, “CNBS” për të folur për bursën. Së fundmi ai ka dalë në një prezantim të posaccëm në “NewsMax”, ku ka deklaruar se saktësia e parashikimeve të tij, buron nga njohja e atij që quhet Kalendari Sekret i Wall Street(http://www.moneynews.com/MKTNewsIntl/stock-market-crash-warr...). Ky është një dokument në përdorim të brendshëm i analistëve të Wall Street, i hartuar që në vitin 1968, e sipas të cilit bursa pasqyron një cikël 6 mujor të saktë ulje-ngritjesh, në të cilat mund të investosh, apo të shesësh, duke fituar përherë. Brenda një viti marzhi i fitimit arrin deri në 13.4%. Kalendari, sipas Hyman, referon vetëm 19 sektorë investimi, të cilët kanë interes parësor. Ai e ka bërë publik këtë dokument duke shtuar madje se ka përpunuar një model edhe më të saktë, të quajtur Crash Alert System, që merr për bazë modelet matematikore të matematikanit Michael Carr(https://w3.newsmax.com/LP/Finance/ABS/ABS-Secret-Calendar). Nuk është e qartë nëse kjo e dhënë është e vërtetë ose jo, por Hyman është një person që vlerësohet se ka bërë publikisht, të paktën dy parashikime të sakta. Më tej akoma, parashikime të zymta bën edhe Jim Rikards, autor i një bestselleri që trajton “fundin e monedhës”, sipas të cilit për SHBA pritet një 25 vjeçar rënieje(http://moneymorning.com/jim-rickards-coming-great-depression/)(http://research.agorafinancial.com/research/html/awn_spookym...).
s.z
Add new comment