Jahjaga takon Papa Françeskun, i kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë

Postuar në 22 Janar, 2015 02:42

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është pritur në Selinë e Shenjtë, në Vatikan, në një audiencë private nga Papa Françesku. Në një njoftim të presidencës kosovare, në një takim prej 40 minutash, ajo e njoftoi mikpritësin e saj për zhvillimet në Kosovë dhe shfaqi shpresën për njohje të pavarësisë së saj nga Vatikani, duke vlerësuar siç thuhet, rolin mbështetës të Selisë së shenjtë për Kosovën në periudhat e rënda të historisë së saj. Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot, si një shtet i ri në Evropë, ka kaluar nëpër një histori të rëndë të represionit dhe të spastrimit etnik dhe se në themelet e ndërtimit të saj ajo ka sakrificën individuale dhe kolektive. “Kosova sot është një shtet laik por gjithashtu edhe një rrëfim frymëzues i harmonisë ndërfetare dhe i barazisë ndërmjet të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim” tha Jahjaga.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.