Autoriteti i Konkurrencës heton tregun e karburanteve. Dyshime për oligopol

Debati për tregun e karburanteve pritet të marrë të tjera përmasa gjatë ditëve në vijim. Në një kronikë të trasmentuar nga “Top Channel” thuhet se shumë shpejt Autoriteti i Konkurrencës mund të marrë vendimin përfundimtar për një hetim të nisur disa muaj më parë, saktësisht në maj të vitit të kaluar në tregun e karburanteve, pas dyshimeve për shkelje të konkurrencës. Afati i hetimit të thelluar, sipas vendimit të institucionit të konkurrencës, ka qenë tre muaj dhe ka mbaruar tashmë prej kohësh. “Top Channel” ka mësuar se ekspertët e këtij institucioni kanë përgatitur dhe raportin përkatës dhe tashmë ka mbetur vetëm që Autoriteti të shprehet zyrtarisht. Burime konfidenciale të “Top Channel” thonë se një nga pikat më të nxehta të vendimit mund të jetë ajo për shfuqizimin e udhëzimit me numër 17 të Ministrisë së Financave. Në vitin 2008, për ta bërë më të lehtë mbledhjen e të ardhurave nga taksat e karburanteve, Ministria e Financave nxori një udhëzim, i cili ka reduktuar konkurrencën në treg duke i shndërruar të gjitha pikat e pakicës në agjentë të kompanive të mëdha. Udhëzimi u heq mundësinë pikave të pakicës që të konkurrojnë me çmim, pasi ai përcaktohet nga kompanitë importuese. Jozyrtarisht mësohet se ka diskutime edhe për masa ndëshkuese ndaj disa kompanive që operojnë në treg për abuzim me pozitën dominuese kolektive.
l.v
Comments
Me gjithe mend e keni kete
<p>Me gjithe mend e keni kete lajm? Mos jeni edhe ju pjese e Autoritetit te Konkurences. Pronaret e karburanteve i kane krimbur ne leke drejtuesit e Autoritetit te Konkurences. Keshtu qe ata pervec shout dhe deklaratave nuk guxojne te bejne asgje. Qe ne muajin maj qe bejne hetime!!!!!????? Hë,ë...</p>
Add new comment