“Fatura financiare e Muzeut të Përgjimit, 1 milion euro” shkruan “GSH” që ngre pikëpyetje rreth sigurisë së financimit

Postuar në 25 Janar, 2015 01:57

Kthimi i Shtëpisë së Gjetheve në Muze të Përgjimit kap shifrën financiare të 1 milion eurove. Kështu shkruan sot “Gazeta Shqiptare”, që ka arritur të sigurojë disa foto nga brendia e saj. Gazeta shkran se Kuratorë të muzeut do jenë Bashkim Shehu dhe Elisabet Terragni. Në dokumentin “Parashikim paraprak për financim” të Ministrisë së Kulturës shifra e dhënë është 970 mijë euro. Dhe kjo, pa kostot operative.

“Nga kjo shumë, qeveria, pra ministria jep 300 mijë euro, 520 mijë euro janë “donacione private” dhe 150 mijë euro “bashkëpunim ndërkombëtar”. Se kush janë donatorët që do të bëjnë 520 mijë euro “bamirësi” dhe çfarë do marrin në shkëmbim, kjo mbetet e fshehtë” shkruhet në artikullin që mbyllet me pikëpyetjet rreth sigurisë së financimit të këtij projekti.

http://www.balkanweb.com/site/fatura-financiare-e-muzeut-te-pergjimit-1-milion-euro/

n.k

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.