Albin Kurti: Jablanoviçi dhe Trepça pika nevralgjike për Kosovën. Serbia kërkon bosnjëzimin e Kosovës

Postuar në 31 Janar, 2015 11:41

E ndërsa në Kosovë, qeveria dhe opozita po këmbejnë kritika pas protestave të së martës që u përfshinë nga dhuna, e cila la pas vetes dhjetëra të lënduar dhe shumë dëme materiale, ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja argumenton për “Zërin e Amerikës” arsyen se përse ndodh e gjithë kjo situatë. Sipas tij, shkarkimi i një ministri serb në qeverinë e Kosovës por edhe fati i kompleksit të minierave të Trepçës janë motivet kryesore.  Albin Kurti tha për “Zërin e Amerikës” se kjo ndodh nga fakti që ministri Aleksandër Jablanoviç paraqet një koncept serbomadh ndërsa Trepça një shans për zhvillim të Kosovës. Këto dy çështje janë dy pika nevralgjike sipas Kurtit, duke nënvizuar se “synimi i Serbisë nuk është okupimi i Kosovës, por bosnjëzimi i saj”.

 

l.v

 

http://www.zeriamerikes.com/content/kosovo-interview-albin-kurti/2622810.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.