"Penghu 1” mund të jetë lloji i katërt i njeriut prehistorik që ka populluar Azinë para Homo Sapiens

Postuar në 31 Janar, 2015 18:51

Një fosil nofulle njerëzore, gjetur nga një peshkatar tajvanez, mund të shënohet si zbulim i një lloji të ri të njeriut prehistorik. Gjetja e rrallë mendohet të jetë 200 mijë vjeçare dhe nisur nga ndryshimet që paraqet, presupozon një lloj të ri, që është quajtur “Penghu 1”, sipas kanalit ku u gjet nga peshkatari tajvanez. Tre llojet e tjera që kanë populluar Azinë, përpara daljes në skenë të Homos Sapiens, janë përkufizuar si Homo erectus, Homo floresiensis dhe Neandertalët në malet Altai në Rusi. Ekipi i drejtuar nga Dr. Yousuke Kaifu e analizoi kockën e gjetur për 5 vjet deri sa mbërriti në një përfundim për moshën.
http://edition.cnn.com/2015/01/29/asia/taiwan-penghu-human-j...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.