Një kronikë e shkurtër politike për përmbytjet

“Moti i terbuar na ka vene perpara nje sfide te rende por te gjitha strukturat po pergjigjen me efiçence te plote. Ne mesdite per ne FR-VL”. Ky është statusi i kryeministrit Edi Rama sot, në “Facebook”. Pra përmbytjet po i shkakton moti. “Burg për motin e keq”, shkruan dikush si për të përmbledhur thelbin e muajve të fundit të qeverisjes. Por kjo e përmbytjeve, që do të duhet të krijonte solidaritet, edhe njëherë riprodhon ndarje; opozita thotë që qeveria nuk punon, kurse qeveria bën më të mirën për të treguar se “ka bërë të pamundurën. Ja, p.sh kryetari i PD-së, Lulzim Basha doli sot dhe tha: “Shqipëria nën ujë, qeveria paradë në salla. Në vend që të vihet në krye të Shtabit të Emergjencës për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur, kryeministri bën llogje para kamerave. Në vend që të vërë të gjitha resurset e shtetit në funksion të përballimit të emergjencës i mbledh zyrtarët si spektatorë guakë për recitalin e radhës”. “SHQUP e tregoi edhe njeherë veten”, ia pret nga “tëitter” kreu i qeverisë, me siguri rrugës për në zonat e përmbytura. Por kjo gallatë polifonike deklaratash ka edhe një histori të vetën, që vlen për ta sjellë. P.sh të gjithë i mbajmë mend përmbytjet në Shkodër në vitin 2010. Dhe se cili ishte reagimi i atëhershëm i qeverisë e dimë: “Këto ndodhin njëherë në 10 vjet”, deklaronte ish-kryeministri. Mirëpo çfarë thoshte atëherë ai që sot është kryeministër?(në përmbytjen e dytë) Ja një pasazh: “Kush mund ta besojë më sot në Shqipëri se këto përmbytje janë fati ynë dhe duhet të jetojnë me këtë fat sepse ja qeveria bëka më të mirën e mundshme, por prapë ndëshkimi i Zotit a i natyrës qenka i destinuar të vazhdojë ta përmbysë Shqipërinë e ta përmbytë Shkodrën? Kush i ha këto? Kush mund t’i besojë këto? Kush është ai shqiptar, që mund të mbyllë sytë në darkë e të shpresojë, që e nesërmja sjell më pak shi e më pak dëm?”. Apo diçka tjetër si: “Sali Berisha e ka përmbytur Shkodrën për të pestën herë, me paaftësinë totale dhe akoma më keq me papërgjegjshmërinë absolute, dhe është fajtori për këtë ç’ka u ndodh sot shkodranëve dhe shqiptarëve...Në kushtet kur i është rënë aq shumë në qafë dhe i është hyrë aq shumë në hak natyrës saqë jemi në situatën që degradimi i plotë mjedisor, degradimi i plotë i argjinaturave, i gjithë rrjeteve i gjithë sistemeve që e garantojnë mbrojtjen nga çdo fenomen natyror ka sjellë që të jemi tërësisht të pambrojtur edhe ndaj shiut të radhës”( http://www.lajme.gen.al/2010-12-02/rama-permbytjet-ne-shkode...). Çfarë të besojmë dhe çfarë jo? Të jetë faji i shiut, motit të tërbuar? Ndoshta. Kusur i atyre që u ka zënë uji derën, se po të jetë për përmbytjet nga deklaratat e tipit pallavër, këto i kemi të përditshme në të gjithë Shqipërinë.
s.zaimi
Comments
Kaq i padurueshem eshte
<p>Kaq i padurueshem eshte dikush sa nuk duron sa te kaloje kjo katastrofe e frikshme qe rendon mbi koken e njerzve, por kerkon ta shfrytzoje ate per te fituar kredite politike?</p><p> </p>
Add new comment