Ikja nga Kosova, problem në rritje. Politika bën thirrje: “Mos ikni! Të mbahemi si në ditët e vështira!”

Postuar në 02 Shkurt, 2015 09:48

Mediat në Kosovë kanë disa kohë tashmë që raportojnë dukurinë e ikjes në masë të qytetarëve. Ikje nga varfëria, nga dështimi i shtetit për të siguruar një minimum shprese, ikje diku me shpresën se kudo ku është kjo Diku, është më mirë se në vendin tënd. Për këtë dukuri që po kthehet në një thuajse epidemi, prononcohen edhe politikanë, të cilët duhet thënë se kanë një mesazh korrekt: Mos ikni! Kështu shprehet edhe Ramush Haradinaj. “Është e hidhur kur pas disa dekadave sakrificë e mund, nuk e shohim vendin ashtu siç e deshëm. Rinia na bredhë rrugëve, pa punë e perspektivë, intelektualët pa shpresë se një ditë do të japin kontributin e tyre për vendin, gjyshet e gjyshërit tanë pa pleqëri të dinjitetshme. Me të gjitha që më shkruani pajtoj. Por nuk pajtoj se duhet të ikim nga Kosova. Të mbahemi, si në ditët më të vështira, të bashkohemi në punë, se vetëm kështu do të vijnë ditët e mira”, shkruan Haradinaj. Vetëm këto dy ditë është raportuar se nga Gjermania vijojnë shqetësimet pëe azilkërkuesit shqiptarë. Madje lamdi i Bavarisë ka kërkuar që edhe Shqipëria të njihet si shtet i sigurtë, në mënyrë që të mos trajtohet më asnjë kërkesë për azil. Në Shqipëri nuk ka ndonjë thirrje “mos ikni”, por ekonomia është ajo që duket se shtyn njerëzit drejt opsionit “të një jete më të mirë”.
s.z

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Ku po shkojne kosovaret? Keta mezi priten te kishin Kosoven e &#39;&#39;lire dhe sovrane&#39;&#39;. Keta i mbushen femijet me emrat e Klintonit dhe te Tony Blair. Keta kur shikonin ushtaret e huaj ne Kosove ju dukej sikur Parisi kishte zbritur i teri ne kete krahine. Eh popull teveqel qe kurre nuk di te bej hajer, nuk ia dinin kimetin Serbise dhe tashti jane bere troke, &nbsp;me te varfer se shqitaret dhe moldavet.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Epirot, njerezit e kulturuar kur iu vine pordhet dhe fendet, sidomos kur i kane me ere te qelbur greke sic i ke zotrote, zakonisht shkojne ne nevojtore e i leshojne, sepse u vjen turp. Ty se kush te ka mbushur mendjen t&#39;i leshosh me krenari neper forume, shenje kjo qe nje pjese e trurit tend funksionon keq.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.