Panariti: Do kërkojmë ndihmën e BE-së për fonde solidariteti pas dëmeve nga përmbytjet

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka thënë në një intervistë për tema Tv se të gjithë banorët e dëmtuar nga moti i keq do të dëmshpërblehen dhe për këtë Shqipëria do të kërkojë ndihmën e Bashkimit Europian. “Menjëherë pas përmbylljes së situatës me rreshjet, ne do të aplikojmë për të përfituar nga fondet e solidaritetit të Bashkimit Europian. Këtë praktikë e ka ndjekur më parë Serbia, kur u përfshi nga përmbytjet, Kroacia, Greqia, por edhe Italia. Është radha jonë të përfitojmë pasi jemi në katastrofë natyrore. Por më parë ne duhet të bëjmë matjen e shkallës së dëmit dhe me këto të dhëna do të shkojmë në Bruksel për të kërkuar kompensimin me fondet e emergjencës”, tha Panariti. Sipas tij, ndërkohë duhet menduar për një plan afatgjatë të menaxhimit të lumenjve, ndalimin kategorik të ndërtimeve anës lumenjve ,ndërkohë që ndërtimet e kryera deri tani duhen larguar dhe në vend të tyre të mbillen pemë për të garantuar mbajtjen e pengimin e rrjedhjes së lumenjve.
a.k
Add new comment