Fatmir Limaj i bashkohet ultimatumit të “Vetëvendosjes”: "Kryeministër, shkarkoje ministrin Jabllanoviç para së mërkurës"

Postuar në 01 Shkurt, 2015 10:27

Ultimatumit të vendosur nga Lëvizja “Vetëvendosje” për shkarkimin e ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç i është bashkuar edhe deputeti i “Nisma”, Fatmir Limaj. Në një postim në rrjetet sociale, Limaj kërkon që akti i shkarkimit të merret para ditës së mërkurre, ditë kur është njoftuar protesta e radhës nga Lëvizja “Vetëvendosje”.

”Zoti Kryeministër po ju bëj edhe njëherë thirrje, shkarkojeni ministrin Jabllanoviç para protestës.  z. Kryeministër përderisa të gjithë pa përjashtim, vendor e ndërkombëtar në deklarimet e tyre publike e kanë cilësuar që deklarata e ministrit Jabllanoviç ka qenë ofenduese/fyese dhe raciste (e unë besoj se edhe ju e cilësoni të tillë) atëherë pse ju po hezitoni për ta shkarkuar. Kërkesa e protestuesve për shkarkim dhe kërkesa për kthimin e ndërmarrjes Trepça në ndërmarrje publike, nuk është kërkesë vetëm e atyre që po protestojnë në shesh, por e shumicës së qytetarëve të Kosovës, edhe pse ata nuk po e manifestojnë këtë përmes protestimit” shkruan Limaj. Nga ana tjetër, Lëvizja “Vetëvendosje” ka denoncuar në media  “përpjekjet e qeverisë për të ndalur me dhunë protestën e së mërkurres”

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.