Pacolli fajëson qeverinë: Ikjet masive të kosovarëve për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike

Ish–zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, njëherësh president i AKR-së ka komentuar gjithashtu sa i përket ikjes së shumë qytetarëve nga Kosova. Kjo sipas Pacollit po ndodh nga mungesa e perspektivës ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Në një shkrim të postuar në Facebook, presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, po ashtu ka shtruar disa pyetje për Kryeministrin aktual Isa Mustafa, dhe atë të kaluarin Hashim Thaçi, ky i fundit, ministër i Punëve të Jashtme. Midis të tjerave ai thotë se: “Ashtu sikur edhe shumica e kosovarëve, dua të shpreh edhe unë shqetësimin tim në lidhje me zhvillimet e fundit në vend veçanërisht, me ikjet e vazhdueshme që po ndodhin çdo ditë nga Kosova. Këto ikje në thelb kanë mungesën e perspektivës ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm, janë përgjegjësi direkte e institucioneve të Kosovës së pasluftës, në veçanti, Kuvendit të Kosovës, Qeverisë dhe partive kryesore politike të cilat deri më sot, me interes parësor e patën interesin e partisë së tyre, interesin klanor e personal se atë të vendit”.
Qëndrimin e plotë e gjeni në linkun më poshtë.
l.v
https://www.facebook.com/behgjeti?fref=ts
Add new comment