Artan Lame kërkon të drejtojë kryeqytetin: Jam gati të kandidoj, më hanë duart për Tiranën

Duhen edhe rreth 3 muaj që të nisë edhe zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhje vendore, që do të zhvillohet për herë të parë me ndarjen e re, por në media dhe opinionin publik kanë nisur të qarkullojnë prej disa kohësh emrat e kandidatëve të mundshëm për bashkitë më të rëndësishme të vendit. Pikërisht këtyre zgjedhjeve dhe kandidatëve të mundshëm të dy kampeve të politikës shqiptare iu kushtua emisioni i kësaj të enjteje “Top Story” me gazetarin S okol Balla dhe të ftuar Agron Dukën, deputet i Partisë Republikane, Artan Lame, kreu i ALUIZNI-t dhe analistët Artur Zheji dhe Skënder Minxhozi. I pari që doli haptazi publikisht duke shprehur vullnetin për të qenë kandidat i përbashkët i së djathtës për Bashkinë e Durrësit ishte Agron Duka. Artan Lame tha se përveç emrave ekziston edhe ndarja e re me 61 bashki e bën më të paparashikueshëm rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ai shprehu gatishmërinë për të qenë kandidat i së majtës në Tiranë, nëse do t’i jepej mundësia nga koalicioni i majtë PS-LSI. “Me ndarjen e re zgjedhjet janë më të paparashikueshme pasi nuk bëhet më fjalë për një elektorat dhe komunitet homogjen dhe balancat kanë ndryshuar. Jam gati të kandidoj. Mua më hanë duart për këtë qytet. Po ma dhanë do merrem, po s’ma dhanë nuk do merrem”, tha ai.
l.v
Add new comment