Majori i helikopterit me drogë, Nishani: Dështim i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

Rastin e major Fekës të përfshire në trafik droge, presidenti Bujar Nishani e konsideron si një prej pasojave të emërimeve politike dhe përqëndrimit të kompetencave. Në një interviste për “ABC News”, Nishani tha se, përgjegjësi direkte ka kreu i shërbimit inteligjent të ushtrisë, i cili nuk emërohet më nga presidenti. Në këtë interviste kreu i shtetit komentoi dhe ngërçin në Gjykatën e Lartë apo çështjen e nënkryetarit ende të pazgjedhur të KLD-së. “Në këtë rast më duhet të them që, gjithsesi, imazhi i Forcave te Armatosura të Republikës së Shqipërisë nuk mund të njolloset nga një rast i tillë. Forcat e Armatosura dhe Ushtria e Republikës së Shqipërisë, një vend anëtar i NATOs ka një performancë të admiruesh me të funksionimit dhe ofrimit të kontributeve të saj, por rasti konkret ngre një shqetësim dhe në gjykimin tim më të parë, konstatohet një dështim në këtë rast, i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”, tha presidenti Nishani për “ABC News” .
l.v
Add new comment