BE diskuton sanksionet për Rusinë, do të zgjasin deri në shtator. Mogherini: Presionin maksimal për të arritur armëpushimin

Në Brusel u mblodhën sërish Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, për të diskutuar rreth krizës në Ukrainë dhe mundësisë së sanksioneve të reja ndaj Rusisë. BE zgjat deri ne shtator sanksionet e saj ndaj Rusise për shkak të luftimeve të vazhdueshme në lindje të Ukrahinës. “Zëri i Amerikës” thotë se trysnia është shtuar që pas sulmit të para disa ditëve në Mariupol, kur raketat ranë në një zonë me popullsi civile, duke shkaktuar 30 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur. Vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se gjetjet paraprake lënë të kuptohet se raketat kanë ardhur nga zonat e kontrolluara nga rebelët. Sipas “Zërit të Amerikës”, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini tha se ajo do të punojë për të ruajtur unitetin e BE-së dhe për të ushtruar presionin maksimal për të ndaluar luftimet dhe arritur një armëpushim. Ministrja e Jashtme e Lituanisë e cilësoi sulmin në Mariupol si një akt terrorist. 28 ministrat pritet të kërkojnë hartimin e një plani sanksionesh të reja brenda dy javësh që ato të shqyrtohen në takimin e lartë të BE-së më 12 shkurt.
l.v
Add new comment