Ministri serb i Punëve të Jashtme në fund të marsit në Prishtinë. Daçiç: Vizita ime s’ka lidhje me çështjen statusore, Serbia s’ka ndryshuar

Postuar në 30 Janar, 2015 06:52

“Koha Ditore” shkruan se Daçiç vjen në Prishtinë me qëndrim të njëjtë ndaj Kosovës. Ministri serb i Punëve të Jashtme dhe kryesuesi i OSBE-së Ivica Daçiç ka paralajmëruar se në fund të marsit do të vizitojë Prishtinën për të marrë pjesë në takimin e shefave të diplomacive të vendeve të Ballkanit Perëndimor. "Takimi në Prishtinë do të jetë pa simbole statusore. Do të vizitoj Misionin e OSBE-së në Kosovë i cili nuk ka karakter statusor”, ka thënë Daçiç për gazetën serbe “Novosti”, Sipas  “Koha.net”  Diçiç ka thënë: "Unë do të jem në krye të delegacionit ndërkombëtar të OSBE-së dhe vizita ime nuk do të ketë kurrfarë lidhjeje me çështjen statusore dhe as që të thotë se ka ndonjë ndryshim të Serbisë".

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.