Nis punën komisioni hetimor për emërimet në administratë

Postuar në 30 Janar, 2015 09:25

Nis punën komisioni hetimor për emërimet ne administratë. Ky komision do të mbledh fakte për emërime të jashtëligjshme dhe individëve me të kaluar kriminale në institucionet shtetërorë. Kryetari Genc Pollo, në mbledhjen konstituese ripërsëriti shqetësimin, që demokratët prej disa muajsh e kanë kthyer në betejë politike, se në sfera të lartë të institucioneve shtetërore kanë depërtuar njerëz me të shkuar të errët kriminale të cilët gëzojnë suport portik. Por socialistët në komision, mezi presin që hetimi të futet në detaje, pasi deputetit Taulant Balla, garantoi se ka shumë për të treguar se ku kanë zënë strehë të inkriminuarit që mazhoranca aktuale ka shkarkuar nga administrata. 

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.