Mirë korrupsion, po edhe pa pikë kujdesi: Një komunë në Mat blen bojë printeri, por s’ka printer

Postuar në 27 Janar, 2015 11:29

Ja një mënyrë sesi t’i biesh fare shkurt edhe me korrupsionin: të fusësh në faturat e shpenzimeve blerjen e sasive të tëra bojë printeri, kur nuk ke fare printera në zyra. Shtatë zyrtarë të komunës Lis në Mat, përfshi edhe kryetarin e komunës akuzohen për falsifikim të dokumentave me pasojë një dëm ekonomik prej 10 milionë lekë, njofton TCH. Prokuroria e Matit njofton hetimi ka zbuluar se janë kryer pagesa për shërbime publike, të cilat janë tërësisht fiktive. Shembulli më pikant është një procedurë prokurimi publik për blerjen e rreth 160 tonerave bojë printeri, ndërkohë që komuna nuk ka printera. 

Ose tjetra, i është shitur makina e komunës tip Land Rover, me vlerë 1.8 milionë lekë kryetarit të komunës Agim Selita, i cili e ka blerë me vlerë 125 mijë lekë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.