Zbatimi i “Marrëveshjes së Ohrit”, Shkupi injoron mesazhet e Tiranës dhe Prishtinës

Postuar në 27 Janar, 2015 12:36

Agjencia “INA” informon se partia bartëse e pushtetit VMRO-DPMNE nuk ka përfillur  mesazhet e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Madje agjencia shton se deklaratat dhe mesazhet e krerëve shtetëror të Tiranës dhe Prishtinës kanë qenë vetëm pjesë e debatit të mediave shqiptare dhe se ato më shumë janë cilësuar si deklarata shterpe që nuk janë përfillur nga Shkupit zyrtar.  Sipas “INA”-s, vizitat e fundit të autoriteteve qeveritare dhe parlamentare të Tiranës dhe Prishtinës, si kryetari i Kuvendit shqiptar, Ilir Meta, ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ministrja e mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli kishin si mesazh të qartë implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, apo pjesët e saj të paimplementuara rreth 14 vite më pas. Por, përkundër kësaj këto mesazhe nuk janë përfillur nga autoritetet e Shkupit, të cilat përmes komunikatave për mediat nuk kanë përmendur fare çështjen e Marrëveshjes së Ohrit. Kjo ka ndodhur me komunikatat e Qeverisë, presidencës dhe ministrive përkatëse, përfshirë edhe Parlamentin apo zyrën e kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, informon “INA”.

 

l.v

 

http://ina-online.net/maqedoni/51150.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.