Qeveria e Kosovës: “Do e bisedojmë me Jabllanoviçin shkarkimin e tij”

Pak orë para skadimit të ultimatumit të vendosur nga partitë e opozitës në Kosovë për shkarkimin e ministrit për Komunitetet Aleksandër Jabllanovic, nga qeveria vijnë sinjalet e para. Zëdhënësi i qeverisë Arban Abrashi i tha RTK-së se “qeveria do e bisedojë këtë çështje me të”. Pak ditë më parë, ministri serb i qeverisë së Kosovës i cilësoi si “egërsira” protestuesit në Gjakovë, të cilët penguan hyrjen e pelegrinëve serbë në kishë. Shkarkimi i këtij ministri ishte edhe një nga kërkesat kryesore të protestës së djeshme kundër qeverisë, që përfundoi me akte dhune.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=18385
n.k
Add new comment