Ish-kryeministri Karamanlis përflitet si kandidat për president i Greqisë

Postuar në 25 Janar, 2015 14:24

Ndryshimet i raportit të forcave në parlamentin grek mund të rikthejë në skenën politike ish-kryeministrin grek Kostas Karamanlis, emri i të cilit përflitet si kandidat për president i Greqisë.

Duket e çuditshme, por propozimi mund të vijë nga Radikalët e Majtë të SYRIZA që tashkë kanë mazhorancën në parlament. Eksponentë të saj as i kanë mohuar dhe as i kanë pohuar zërat për kandidimin e Karamanlis si president  i Greqisë.

Duke iu referuar emrit të ish-kryeministrit Karamanlis  që për disa vite udhëhoqi të djathtën greke, përfaqësues të së Majtës Radikale kanë thënë  se partia e tyre SYRIZA mbështet stabilitetin politik të vendit dhe parimet demokratike.

Por një një reagim të zyrës për shtyp të ish-kryeministrit Karamanlis ai thotë se nuk do të bëhet pjesë e asnjë loje politike.  Forca e tij politike, Demokracia e Re propozoi për president Stavros Dimas, por dështimi i zgjedhjes së tij provokoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.