Perëndimi kërcënon Rusinë me sanksione të reja. Donald Tusk i Polonisë: Jo lehtësime ndaj Moskës, zbutja inkurajon agresorin të intensifikojë dhunën

“Zëri i Amerikës” informon se presidenti Obama dhe udhëheqësit evropianë po paralajmërojnë për sanksione të reja ndaj Rusisë, pas separatistët pro-rusë ndërmorën një sulm vdekjeprurës me raketë ndaj qytetit port Mariupol të Ukrainës. Sipas “VOA” në një vizitë shtetërore në Indi, Obama tha se ai do ta rriste trysninë ndaj Moskës, pas sulmit të fundit që shkaktoi vdekjen e të paktën 30 vetëve dhe plagosjen e mbi 80 të tjerëve kur raketat goditën një treg dhe godina banimi. Disa udhëheqës evropianë kishin përmendur mundësinë e lehtësimit të sanksioneve kundër Moskës, por Donald Tusk, ish kryeministër i Polonisë, dhe President i Këshillit Evropian shkruante në Twitter se “edhe një herë, zbutja inkurajon agresorin që të intensifikojë dhunën. Është koha t’i forcojmë përpjekjet politike mbështetur në fakte, jo iluzione”.
l.v
Add new comment