Droga në Xibrakë, ekspertët e DEA-s amerikane ‘trokasin’ në prokurori dhe ofrojnë ndihmë lidhur me hetimin e prejardhjes së kokainës

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se laboratori modern i përpunimit të drogave të forta që u zbulua në Xibrakë të Elbasanit duket se ka tërhequr vëmendjen e Agjencisë Amerikane të Antidrogës “DEA”, kjo pasi Ilir Hyseni që konsiderohet si organizator i rrjetit të trafikut, rezulton të jetë i kërkuar nga Interpoli për trafik, ndonëse me një identitet tjetër. Në shkrimin e botuar te “Gazeta Shqiptare” nga dy gazetare Klodiana Lala dhe Aurora Koromani, thuhet se ekspertë të DEAs kanë kërkuar informacion nga prokuroria për dosjen e Hyseni, tashmë i arrestuar, dhe kanë ofruar ndihmë lidhur me hetimin e prejardhjes së kokainës që u gjet në Xibrakë. Ilir Hyseni, rezulton ende në kërkim nga Interpoli si i akuzuar për trafik kokaine në Kanada. Po sipas “Gazeta Shqiptare” Hyseni me emrin e ndryshuar Bali Meta është akuzuar që në vitin 2009 në Kanada për falsifikim dokument esh dhe ka vuajtur dënimin për këtë akuzë. I arrestuari nga policia shqiptare rezulton i në kërkim nga Interpoli për disa akuza si prodhim dhe trafik kokaine, armëmbajtje pa leje dhe prodhim pasaportash false.
l.v
Add new comment