Fjalë të mira për Syrizën edhe nga të majtë shqiptarë. Blushi: “Përfaqëson utopinë lëvizëse për Europën”

Syriza e Alexis Tsipras duket se ka simpatizantë në Shqipëri. Madje deri edhe brenda politikës apo medias. Dje p.sh ishte Andi Bushati që ftonte emigrantët shqiptarë të votonin këtë parti, meqenëse parë nga perspektiva e një emigranti, Syriza, është më pranë tyre dhe realizon, të paktën në planin programatik, një integrim më të ërtetë. Sot është Ben Blushi që është shfaqur me mesazhe pozitive dhe mirëkuptuese ndaj “utopisë lëvizëse” që Tsipras dhe partia e tij u përcjellin grekëve. “Utopitë kanë pasur gjithmonë fuqinë për të ndryshuar atë që nuk ndryshon dhe njerëzimi do ishte i pafat sikur të mos e kishte aftësinë për të qenë utopik…Sa kohë jemi utopikë, jemi të shëndetshëm. Të gjitha deklaratat kundër preferencave elektorale të grekëve në të vërtetë janë frikë. Frikë nga ndryshimi. Që mund të kthehet në virus. Prandaj, nëse do isha grek, do votoja të dielën për Syrizën. Jo si socialist. As si rebel. Aq më pak si utopik. Por si europian. Sepse dua të besoj në fuqinë që kanë përrallat për të krijuar utopi”, shkruan Blushi, që prej disa kohësh lexon në shoqërinë shqiptare një pesimizëm.
s.z
Add new comment