Kandidatë dhe përplasje. Në prag të zgjedhjeve lokale, e majta në Shkodër është “çorap”, thotë Shqip

Postuar në 26 Janar, 2015 04:36

Ashtu si dhe në rradhët demokrate, edhe e majta në Shkodër paraqitet e përçarë dhe me klane në prag të zgjedhjeve locale, njofton Shqip. Situata duket se është rënduar nga tensionimi i marrëdhënieve mes deputetëve të PS-së së Qarkut të Shkodrës, ku edhe pse është ende herët të flitet për kandidaturat e majta për kryetar të Bashkisë së Shkodrës, nga burime konfidenciale janë zbardhur pengesat brenda dy partive kryesore të mazhorancës. Sipas Shqip, zërat se një nga emrat e PS-së për kandidate të mundshme në garën e 21 qershorit do të ishte biznesmenia Keti Bazhdari, janë pritur me pakënaqësi në bazë. E ardhur nga një familje e persekutuar, por me bindje të majta, si dhe e njohur në qytet si një person i suksesshëm në fushën e fasonerisë, Keti Bazhdari u shikua si kandidate potenciale në zgjedhjet vendore. Por ajo nuk mbështete nga deputeti i PS-së, Tom Doshi. Kjo përplasje sqarohet kur kohët e fundit po reklamohet si mundësi kandidimi për kryetar bashkie nga baza e PS-së, pikërisht kryetari i Komunës Rrethina, Luan Harusha, që ka përkrahjen e Doshit. “Por edhe dy deputetët e tjerë socialistë të Shkodrës, Namik Kopliku dhe Mimoza Hafizi, prej kohësh kanë një ftohje të marrëdhënieve mes kolegun e tyre Doshi. Ata janë për emrin e Astrit Becit”, thotë Shqip.

 

Lexoni me shumë në linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/01/26/zgjedhjet-vendore-percahet-e-majta-ne-shkoder/

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.