Çmimi i naftës, PD-ja nxjerr të vetët në protestë. Deputeti Balla debaton në distancë

Postuar në 26 Janar, 2015 06:02

Është zhvilluar sot nga Partia Demokratike, protesta simbolike kundër çmimit të karburantit, ku në të gjithë vendin, përfaqësuesit e PD, militantët dhe qytetarët që u bënë pjesë, kanë fikur makinat e tyre për 5 minuta në orën 11 paradite. Kryetari Basha deklaroi se ky është vetë fillimi i “pranverës së protestave”, një huazim i sforcuar për pranverën arabe apo pranverën e Pragës. Militantët e PD në shenjë protestë ndaj çmimit të karburantit kanë fikur makinat e tyre në disa prej qyteteve kryesore të vendit, duke shkaktuar edhe trafik dhe radhë të gjata në disa prej segmenteve kryesore. Por krahas militantëve të Partisë Demokratike, ka pasur edhe mjaft persona të cilët të gjendur në mesin e trafikut të krijuar kanë protestuar me bori kundër kësaj revolte të opozitës. Pjesëmarrja gjithsesi ka qenë modeste, ndërsa nuk kanë munguar edhe debatet politike në distancë. Në faqen e vet në fb, deputeti socialist Balla ka ironizuar ish deputetë dhe zyrtarët e PD-së, që e kishin çmimin e naftës 200 lekë litri kur ishin në pushtet, por protestojnë tani që çmimi po shkon drejt 150-ës.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.