PS mbështet Bibën dhe Jorgaqin si anëtarë të KQZ-së. Kandidatura e LSI-së, Gëzim Veleshnja

Postuar në 26 Janar, 2015 08:48

Denar Biba dhe Edlira Jorgaqi morën mbështetjen e deputetëve socialistë në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist të drejtuar nga Kryeministri Rama, e kësisoj pritet të jenë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Anëtari tjetër do të propozohet nga LSI dhe ai pritet të jetë Gëzim Veleshnja.

Biba rikthehet në KQZ, ku dha dorëheqjen pak përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit 2013, pas shkarkimit të anëtarit të propozuar nga LSI. Edlira Jorgaqi, e cila mban detyrën e Drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë ishte propozuar nga ish-Presidenti Bamir Topi si anëtare e Gjykatës së Lartë, por u rrëzua nga PD se nuk plotësonte kriteret ligjore.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.