Fitorja e Syrizas, euro rimerr veten ndaj dollarit. Arsyeja? Shpresa e një kompromisi për borxhin grek

Ka ndikuar “çuditshëm” rezultati i zgjedhjeve greke ndaj monedhës evropiane. Euro është rimëkëmbur pas rënies më të ulët ndaj dollarit këto 11 vite, pasi investitorët u ndikuan nga fitorja e Syrizas në zgjedhjet parlamentare në Greqi dhe impaktin që mund të ketë për Eurozonën. Edhe tregjet kryesore europiane patën një rritje pas rënies së mëparshme, me shpresën se do të gjendet një kompromis mbi çështjen e borxhit Grek. kështu mëngjesin e sotëm euro pati një rritje me 0.4% duke u shkëmbyer me 1.125 dollarë. Tregjet e euros kanë qenë nën presion gjatë javëve të fundit me deklaratën e Bankës Qendrore Europiane për programin stimulues, ku do të injektoheshin 200 miliardë euro. Syriza kërkon të rinegociohet borxhi 240 miliardë eurosh dhe të lehtësohen masat shtrënguese në vend.
a.k
Add new comment