KLSH raporton 80 milionë euro shkelje të qeverisë Rama në 2014

80 milionë euro ose 11. 2 miliardë lekë dëm ekonomik ndaj buxhetit te shtetit ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit përgjatë vitit 2014. Ne analizën vjetore të zhvilluar në ambjentet e universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë, kreu i këtij institucioni, Bujar Leskaj bëri të ditur së janë kallëzuar në prokurori 149 nëpunës të lartë dhe të mesëm të administratës.
Krahasuar me një vit më parë dëmi ekonomik i shkaktuar shtetit është më i vogël, por gjithsesi në shifra të përafërta me vitin 2014. Kështu në raportin e KLSH-së për vitin 2013 konstatohet se zbulimet, parregullsitë dhe shkeljet financiare rezultojnë me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 15 miliardë lekësh ose 107 milionë euro. Sipas Open Data viti 2012-a shënoi një dëmin ekonomik me 13.5 miliardë lekë, ndërsa viti 2010 bie në sy si viti më dëmin më të vogël të evidentuar, në masën 1.6 miliardë lekë, duke prishur edhe tendencën përgjithësisht në rritje të dëmit të raportuar nga KLSH. l.m
Comments
Mire KLSH-ja, por avokati i
<p>Mire KLSH-ja, por avokati i popullit dini gje ku gjindet, se ja harruam edhe emrin...!!??</p>
Sipas kesaj Analize, qeveria
Sipas kesaj Analize, qeveria e PD i ka renduar shkeljet 2 vitet e fundit ne pushtet, ndersa qeveria e Rilindjes e ka te rende shkeljen, qysh ne vitin e pare. RENDE!
Po trasparence per emrat e cuar nga KlSH ne prokurori, do te kemi?
Add new comment