Ambasadori amerikan nuk “duket” në oborrin e “Shtëpisë së Gjetheve”

Ambasadori i ri amerikan, Donald Lu nuk ishte pjesë e inagurimit të projektit për shndërrimin në muze të “Shtëpisë së Gjetheve” e njohur ndryshe si qendra nga ku kryhenin përgjimet strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit. Një projekt ky në vazhdën e nismave të qeverisë për vendosur një raport të ri me të shkuarën komuniste, ku përveç hapjes së dosjeve është ideuar edhe rikthimi në qendra të vizitueshme i relikeve të regjimit. Pak muaj më parë në prani të kryeministrit Rama u inagurua hapja e “bunkerit atomik” ose “ Bunkart” në Shishtufinë, ceremoni ku mori pjesë edhe ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, i cili nuk e fshehu kuriozitetin për të parë nga afër ambjentet e ish-bunkerit të projektuar për strehimin e elitës komuniste në rast të një sulmi atomik. Gjithsesi në prezantimin e projektit për kthimin në muze të “Shtëpisë së Gjetheve” nuk mungoi ambasadori gjerman në Tiranë, i cili ka mbështetur edhe publikisht hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të regjimit komunist në Shqipëri sipas modelit gjerman.
l.m
Add new comment