Edita Tahiri: Për Trepçën s’flasim në Bruksel. Kushtetua s’e lejon hapjen e temave që kanë të bëjnë me pasurinë dhe integritetin territorial të Kosovës

Postuar në 23 Janar, 2015 01:39

Ministrja e Shtetit, Edita Tahiri, ka thënë se nuk ka kurrfarë mundësi të diskutohet për Trepçën në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka thënë se vijat e kuqe të vendosura në dialogun me Serbinë nuk lejojnë të hapen tema të tilla. Ministrja Tahiri në një intervistë për Gazetën “Express” ka thënë se as Kushtetua nuk e lejon hapjen e temave që kanë të bëjnë me pasurinë dhe integritetin territorial të Kosovës. “Serbia vazhdimisht tenton të hap tema në të cilat sheh mundësi të përfitojë sepse Serbia e ka mbajtur Kosovën të kolonizuar për përfitime. Kosova sot është shtet i pavarur dhe sovran. Kushtetuta e Republikës së Kosovës e bën të qartë se pasuritë shtetërore dhe sovraniteti janë prona të shtetit të Kosovë të garantuara me Kushtetutë. Ne si Qeveri në këtë dialog respektojmë vijat e kuqe dhe Kushtetutën e Kosovës që nuk lejojnë që në këtë dialog të mos bisedohet për çështje që prekin sovranitetin dhe integritetin territorial” tha ministrja Tahiri për Gazetën “Express”.

 

l.v

 

http://www.gazetaexpress.com/intervista/interviste-edita-tahiri-per-trepcen-sflasim-ne-bruksel-75333/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.