Ministri i Brendshëm ndërhyn në emisionin “Opinion” me një kritikë/akuzë për gazetarët: “Po edukoni qytetarët me mosbesim ndaj institucioneve”

Postuar në 22 Janar, 2015 16:32

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ndërhyrë në emisionin “Opinion” përmes një lidhjeje telefonike. Debati ka qenë për krimin dhe drogën e Elbasanit dhe ministri e ka parë me vend që të prononcohet personalisht. Mirëpo në fund ai ka replikuar me gazetarët në studio, duke i ftuar ata të mbështesin policinë. “Po edukoni qytetarët me mosbesim ndaj institucioneve. Mbështesni policinë, të gjithë të jemi bashkë kundër krimit”, ka thënë Tahiri që ka lëshuar kështu një akuzë në drejtim të gazetarëve. Fatos Lubonja ka reaguar duke thënë se të gjithë duhet të bëjnë punën e tyre dhe “ne kemi të gjithë të drejtën të ngrenë dyshime dhe të kritikojmë”. s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po ky Sajmir Lesh Tahiri nga cfare gjirizi enverian ka dale, cfare do ky tashti qe te jete vetem gazeta "Zeri i Popullit" apo cfare?

Submitted by Licovuni (not verified) on

Jane bere dia opinioniste dhe analiste si njerezit me te mencem e me kompetten ne kete vend. Disa, perfshi Lubonjen, Bushatin etj, nuk i vene fare fre fantazise dhe sjellin ne emisione te tilla  dyshime dhe insinuata, qe vetem nje romancier mund t' i stise. Te shkruajne libra jo te corondisn njerezit me fantazite e tyre, te semura do t'i quaja. Ka edhe dicka: sa me te fantazuar te jene disa opinionist aq me te ftuar jane ne opinionet televizive. Edhe kjo eshte per t'u cuditur dhe qe me patjeter corondisin njerezit e shkrete, qe nuk dine ke te besojne.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Lico, a ke degjuar ti ndonje here per lirine e fjales apo jo? Liri fjale do te thote qe njeriu te shprehi lirisht ate qe mendon dhe te mos futet ne burg per kete shkak. Njerezit e shkrete qe coronditen (ne fakt i thone coroditen, po s'ka gje, po ta falim kesaj rradhe) le te degjojne vetem cfare thote Edvin Kristaq Rama po deshen dhe keshtu ta kene mendjen qelibar. Liria ime per t'u shprehur nuk e cenon fare lirine tende per te mos me degjuar. A e kupton pra qe ti dhe njerzit e shkrete qe po u qan hallin zotrote, prape jeni te lire te degjoni vetem udheheqjen largpamese te Partise.

Lavdi Marksizem-Leninizmit me shokun Edvin ne krye!

Submitted by Tr (not verified) on

Ka per ta kapur per veshi Kryeministri pasi eshte dhe dashnor i fjales se lire eshte Charly. Pervec qe te jeze ZP duhet te kete analista te tipit A.Stefani dhe L.Vangjeleshash. Vajme me det o Sajmiro

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.