Në vëzhgim nga antiterrori 15 ish-luftëtarë shqiptarë të kthyer nga Siria

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se rreth 15 ish-luftëtarë shqiptarë që kanë marrë pjesë në aktivitet ushtarak në Siri e Irak janë nën mbikëqyrje n e drejtorisë së re të antiterrorit që është ngritur në policinë e Shtetit. Burime të sigurta pranë Policisë së Shtetit saktësuan për “Gazeta Shqiptare” se nën mbikëqyrje ne këtyre strukturave nuk janë vetëm personat që janë kthyer nga Siria, por edhe ata që dyshohet se kanë lidhje me rekrutimin e personave për t’i dërguar në luftën e Sirisë. Të njëjtat burime sqarojnë se nën vëzhgim janë objekte të caktuara në vend, duke shtuar se një kontroll i vazhdueshëm do vazhdojë të ushtrohet edhe në pikatkufitare të vendit.
l.v
Add new comment