Vetëvendosje kundërshton projektligjin për përfshirjen në konflikte të huaja. “Nuk mund të penalizohen edhe ata që marrin pjesë në luftëra çlirimtare. Duhen saktësime”

Postuar në 23 Janar, 2015 06:56

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar miratimin e projektligjit që ndalon shtetasit e Kosovës që t’u bashkohen konflikteve jashtë Kosovës. Sipas deputetit Faton Topalli, VV-ja kundërshton pasi projektligji i përgjithësuar dhe nuk përmend organizata konkrete si Al Qaeda dhe Shteti Islamik. Topali ka kërkuar ripunim të projektligjit dhe të saktësohen ato organizata që cilësohen si terroriste dhe përfshirja në aktivitetin e të cilave duhet përkufizuar si antiligjor.
Nga ana e vet Albin Kurti ka sqaruar se përse VV-ja kundërshton, duke nënvizuar se nuk mund të penalizohen edhe njerëz që marrin pjesë në luftëra çlirimtare. Në mbështetje të këtij arsyetimi ka dalë edhe deputeti që ka shtuar se “jo çdo konflikt i armatosur jashtë Kosovës kundër interesave të vendit tonë”. Megjithatë projektligji është miratuar në parim, duke e renditur Kosovën krahas vendeve të tjera në rajon në këtë drejtim.
http://koha.net/?id=27&l=41945
s.z

Comments

Submitted by kevinjon (not verified) on

<p>Dmth. nqs. ne Maqedoni dhe Lugine te Presheves plas lufta etnike asnje shtetas i Kosoves nuk duhet te marre pjese. Bravo! Po si i behet kur ne ato perplasje nderetnike marrin pjese mercenaret Ruse, Ukrainas e Bjello-Ruse per krahun Slav sic ka ndodhur hapur fare me 1999-ten dhe 2001-shin si do ti pergjigjeni?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.