Basha në Bruksel kërkon monitorimin e zgjedhjeve të 21 qershorit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë në punimet e Asamblesë politike të Partisë Popullore Europiane, në Bruksel. Nga Brukseli, Basha, ka rrëzuar dyshimet e një bojkoti të mundshëm të zgjedhjeve lokale, si pasojë e reformës territoriale. Basha kërkoi monitorim të gjerë ndërkombëtar, ndërsa theksoi se zgjedhjet e 21 qershorit do të shërbejnë edhe si një referendum për reformën administrative terroriale. “PD ka qenë dhe është e vendosur që sovranit, qytetarëve shqiptarë të mos u mohohet kurrë e drejta për të vendosur për hartën territoriale. Harta aktuale ka qenë, është dhe do të mbetet e papranueshme për PD. Ajo bie ndesh me interesat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë arsye, ne e konsiderojmë 21 qershorin një referendum të madh qytetar, për tu shprehur me votë, jo vetëm për kandidatët e opozitës por edhe kundër kësaj ndarjeje territoriale dhe për t’i hapur rrugë një procesi i cili nuk do të vonojë, ku së bashku me qytetarët shqiptarë do të vendosim hartën territoriale që është në favorin e interesave të tyre”, u shpreh Basha.
l.v
Add new comment