Khamenei, letër të hapur për rininë në Europë dhe në SHBA: “Lexoni për Islamin në burimet origjinale. Mos lejoni që t’iu manipulojnë”

Postuar në 23 Janar, 2015 03:59

Lideri fetar i Iranit Ayatollah Seyyed Ali Khamenei i ka adresuar para dy ditësh, një letër të hapur Rinisë në Europë dhe në ShBA. “E ardhmja e vendeve tuaja do të jetë në duart tuaj”, shkruan Khamenei duke sqaruar se përse i drejtohet rinisë dhe jo prindërvë, apo politikanëve në Perëndim. Letra merr shkas nga ngjarjet e fundit në Paris, që sqipas liderit iranian po konfirmojnë edhe njeherë se establishmenti në Perëndim kërkon të sajojë rrezikun islamik, si një e keqe që zëvendësoi Perandorinë Sovjetike. “Historia e Perëndimit është e zhytur në turpin e skllavërisë...”, vijon Khamenei duke vlerësuar pozitivisht qasjen kritike të historianëve dhe intelektualëve perëndimorë. “Pse duhet që rishikimi i ndërgjegjës kolektive të bëhet vetëm për të historinë e largët dhe jo për problemet aktuale?”, vijon Khamenei që flet për përpjekje konstante që synojnë mbajtjen larg të shoqërisë perëndimore nga njohja e vërtetë e kulturës dhe shkencës në botën islame. Thirrja ndaj rinisë është të lexojnë për islamin në burimet e dorës së parë, jo nga media. “Si shprehje e sensit të përgjejgjësisë ndaj së vërtetës”, thotë lideri iranian që me këtë letër përcjell me gjasë shqetësimin e madh që ka krijuar atentati i Parisit, e më tepër, instrumentalizimi i tij.
http://english.khamenei.ir/images/20150121-letter4u.pdf
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.