Gaqo Çako do të festojë 80 vjetorin me një Koncert- Spektakël. Tenori do të performojë i shoqëruar nga i biri, Pirro

Postuar në 23 Janar, 2015 04:21

80-vjetori i artistit të madh, Gaqo Çako do të festohet në skenën e teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Tenori i madh, artist i popullit, i rreshtuar në emrat e mëdhenj të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaci, Mentor Xhemali etj është një nga yjet e skenës operistike shqiptare e atë europiane. Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit njofton se me këtë rast do të zhvillohet një Koncerti- Spektakël që do të vendoset në skenë për nder të tij, e që do të përmbajë pjesë nga Operat të cilat janë pjesë e repertorit të tij. Do të interpretojnë Solistët e TKOB, Kori dhe Orkestra Simfonike. Regjia do të jetë nga Nikolin Gurakuqi, Dirigjent Kori, Dritan Lumshi dhe Dirigjent Edmond Doko. Nuk do të mungojnë surprizat ku përfshihet edhe një performancë nga vetë Gaqo Çako shoqëruar nga i biri Pirro Çako dhe Tenori Kastriot Tusha.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.