Superaksioni kundër vjedhjes së energjisë. Nga 1392 të proceduar në periudhën Janar-Nëntor, vetëm 77 janë lënë në arrest me burg

Aksioni kundër vjedhësve të energjisë është ndoshta një prej masave më të bujshme të qeverisë, i cili është shoqëruar me arrestime të qytetarëve dhe faturistëve, falë kordinimit të aksionit mes strukturave të OSHEE-së dhe Policisë së Shtetit. Nisur nga shifrat në rritje të personave që janë shoqëruar dhe arrestuar në këtë aksion ResPublica u interesua prapë Prokurorisë për numrin e personave të proceduar penalisht për veprën penale të vjedhjes së energjisë të parashikuar nga neni 137 I Kodit penal dhe mësoi zyrtarisht se gjithsej për periudhën Janar-Nëntor të vitit 2014 janë proceduar gjithsej 1392 persona, ndërsa janë marrë si të pandehur 715 persona. Nga policia janë referuar 730 raste, ndërsa nga OSHEE 646 të tilla. Një shifër e lartë procedimesh por që ka lënë pas qelive të burgut vetëm 77 persona. Nuk dihet sa prej tyre janë konsumatorë familjarë, pronarë subjektesh private apo punojës të OSHE-së.
l.m
Add new comment