Mister fati i Irena Selit, shpallet zyrtarisht e zhdukur . Gjykata i kalon djalit administrimin e pasurisë

Postuar në 22 Janar, 2015 05:20

Gjykata e Tiranës ka shpallur zyrtarisht të zhdukur Irena Selin, e cila u zhduk nq mqnyrq misterioze pas mesditës së 15 dhjetorit 2004, kur trageti me të cilin ajo dhe bashkëshorti i saj udhëtuan nga Italia në Shqipëri, u ankorua në Portin e Durrësit. Panorama raporton se hetimet e nisura nga Prokuroria e Durrësit për zhdukjen e Irena Selit provuan se Seli kishte hipur në traget, por nuk zbardhën faktin nëse kishte zbritur prej tij, ndërsa dyshimet për vrasje nuk u vërtetuan asnjëherë.

Dosja penale e zhdukjes së Irena Selit u pezulla pasi edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk arriti asnjë rezultat në dy vjet hetime. Më vonë fashikulli i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Durrësit. Kjo e fundit i mbajti formalisht të hapura hetimet dhe në fund vendosi mbylljen e dosjes pa pistë, pa autor dhe pa asnjë rezultat. Në vendimin e shpallur nga një treshe e kryesuar nga gjyqtarja Marjana Shegani (Dedi), i zbardhur ditët e fundit, jepen detaje mbi udhëtimin e Selit para zhdukjes. Sipas të dhënave, ajo ka pasur disa zënka më bashkëshortin për shkak të xhelozisë së këtij të fundit. Në vendim gjykata e ka konsideruar të drejtë kërkesën e djalit të Selit. Referuar verdiktit të gjykatës, djali i Selit, kërkuesi Bruno Musha, caktohet kujdestar për administrimin e pasurisë së nënës së tij, Irena Seli.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.