Rrëmujë me faturat dhe bilancet e OSHEE. Qyetetarët ankohen për mbifaturime, policia sekueston librezat për verifikime.

Postuar në 22 Janar, 2015 06:06

Është kthyer në çështjen e ditës rrëmuja që mbizotëron në zyrat e OSHE-së në Tiranë e rrethe. Veç radhëve ta gjata për të paguar faturat dhe detyrimet e prapambetura, qytetarët ankohen së fundmi për mbifaturime dhe pasaktësi në leximin e matësave nga punonjësit e kompanisë.

Disa nga problemet me të cilan përballet konsumatiorët janë  gjobat me numër kontrate që nuk korrespondojnë me emrin e abonentit, fatura dhjetra mijë lekëshe poshtë dyerve të banesave të emigrantëve, të cilët nuk jetojnë në Shqipëri.

Gentian Drici me banim në lagjen Partizani në Elbasan thotë për korrespondentin e ABC News se pas ankesës në zyrat qëndrore të OSHEE për një faturë prej 500 kilovatësh, ndërkohë që nga kontrolli I komisionit të posaçëm rezultoi të kishte harxhuar 95 kilovat mori përgjigjen se  përgjegjësi kanë faturistët apo punonjësit e OSHEE në Elbasan. Megjithatë ai e ka paguar faturën nga frika e arrestimit.

Ndërsa sipas korrespondentes së ABC News në Fier policia ka sekuestruar librezat e disa banorëve me pretendimin se ato janë provë për arkëtarët që kanë përvetësuar paratë e qytetarëve.

 

l.m

Comments

Submitted by TR (not verified) on

<blockquote><p>Gentian Drici me banim në lagjen Partizani në Elbasan thotë për korrespondentin e ABC News se pas ankesës në zyrat qëndrore të OSHEE për një faturë prej 500 kilovatësh, ndërkohë që nga kontrolli I komisionit të posaçëm rezultoi të kishte harxhuar 95 kilovat mori përgjigjen se &nbsp;përgjegjësi kanë faturistët apo punonjësit e OSHEE në Elbasan. <strong>Megjithatë ai e ka paguar faturën nga frika e arrestimit.</strong></p></blockquote><p>&nbsp;</p><p>Ja c&#39;ben dizinformimi i shpellareve! Askush nuk te arreston se nuk paguan or djale,por te nderpresin dritat, vetem nqs vjedh arrestohesh,dhe nuk te denon policia por gjykata.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.