Banka Qendrore Europiane do të blejë obligacionet shtetërore. Shuma në dispozicion, mbi 500 miliardë euro, të cilat do t’i emetojë vetë

Postuar në 22 Janar, 2015 08:08

Banka Qëndrore Europiane do të ndërmarrë një operacion të madh që synon blerjen e obligacioneve shtetërore. Në këtë iniciativë kreu i BQE-së, Mario Draghi ka kundër Gjermaninë dhe Estoninë, por në tërësi aktorët e tjerë janë dakord. Vlera që pritet të hidhet në treg është shumë e madhe. “Vëzhguesit e tregut presin, që mbikqyrësit e monedhës të venë në dispozicion të paktën 500 miliardë Euro për blerjen e obligcioneve shtetërore. Këto para BQE mund t'i shtypë vet. Bankat si rrjedhojë mund të heqin dorë prej obligacioneve të tyre, kjo synohet, dhe kapitalin e çliruar ato mund ta japin në formë kredish për sipërmarrjet, në mënyrë që firmat t'i investojnë këto para. Përveç kësaj, sipas spekulimeve në prag të vendimit të BQE-së (22.01.2015) Banka Emetuese mund të verë në dispozicion deri në 250 miliardë Euro për të blerë kreditë e ndërmarjeve”, shkruan “Deutsche Welle”.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.