Një shtatore e Ibrahim Rugovës në Tiranë. Me iniciativë personale të kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha

Në Tiranë nuk do të ketë vetëm një rrugë me emrin “Ibrahim Rugova”, por në një nga sheshet e kryeqytetit shqiptar do të vendoset edhe një shtatore e ish-presidentit të Kosovës dhe kryetarit historik të LDK-së. Iniciativë kjo e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, I cili ka postuar në fejsbuk edhe një foto të bocetit të kësaj shtatore të punuar nga skultori Kosovar, Idriz Balani.
“Ne Tirane do te ngrihet shtatorja e Ibrahim Rugoves, veper e skulptorit, Idriz Balani e cila do te perjetesoje mirenjohjen e kryeqytetasve dhe mbarekombit per vepren e tij te pavdekshme”-, shkruan Basha në fejsbuk.
Kujtojmë që me iniciativë të krybashkiakut të Tiranës, iu hoq emir rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit” për t”u zëvendësuar me emrin Ibrahim Rugova, vendim që shkaktoi jo pak polemika.
Megjithëse ka lajmëruar vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë, kryebashkiaku Basha nuk ka dhënë detaje për vendin dhe kohën kur ajo do të vendoset.
l.m
Add new comment