Belgjika në alarm për azilantët nga Shqipëria. Franken: Nuk jemi vendi ku është bërë deti kos

Postuar në 20 Janar, 2015 10:48

Shqiptarët nuk ndalen në rrugën e tyre drejt Europës. Vetëm në Belgjikë regjistrohen 500 kërkesa në vit të shqiptarëve që kërkojnë azil politik.  Pjesa më e madhe e azilkërkuesve janë nga veriu i vendit dhe më konkretisht nga zona e nënShkodrës. Sekretar i Shtetit Belg për Azilin dhe Migracionin, Teo Franken tha nga Shkodra se është shumë e vështirë që të huajt të pajisen me leje qëndrimi në Belgjikë dhe u bëri thirrje shqiptarëve të mos bien pre e abuzuesve që u premtojnë hyrje ilegale në këtë shtet në këmbim të parave. "Në Belgjikë ka rreth 500 kërkesa në vit për azil nga Shqipëria. Dua ta përsëris edhe njëherë që Belgjika nuk është vendi ku është bërë deti kos. Po konstatojmë që numri i personave që abuzojnë me liberalizimin e vizave mbetet njësoj ose rritet nga viti në vit dhe kjo do të thotë që gjendemi përballë një problemi shumë të madh. Shqipëria duhet të punojë për të parandaluar abuzimet me liberalizimin e vizave që mbetet ende një pikë delikate. Për këtë arsye kam ardhur këtu në Shkodër që Shqipëria të vazhdojë të jetë në sistemin e liberalizimit të vizave". Numri i lartë i azilkërkuesve nga Shqipëria është një prej shqetësimeve që gjatë vitit të kaluar sollën në Tiranë edhe ministrat e Brendshëm të Francës e Gjermanisë.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.