Rubena Moisiu thotë se abortin selektiv “e aplikojnë edhe intelektualët”: “Një femër e pretendojnë 5 meshkuj. Katër do të mbeten pa martuar. Pra favorizon kriminalitetin”

Postuar në 20 Janar, 2015 12:53

Në Shqipëri djemtë mbeten të preferuarit e prindërve. Aq sa aborti selektiv vijon të jetë problem prezent, jo siç mund të mendohet rëndom, në zonat rurale, por kudo në vendin tonë. Ja se çfarë thotë Rubena Moisiu, drejtoreshë e maternitetit ”Koço Glozheni” në një intervistë për gazetën “Dita”: “Pjesa më e madhe, por jo të gjitha, janë nga zonat rurale, por kjo nuk do të thotë që nuk ka nga zonat urbane. Unë kam në praktikën time personale, edhe koleget e mia po ashtu kanë, raste që nga zonat urbane, njerëz intelektualë, të diplomuar me shkollë të lartë, të cilët e kërkojnë këtë për hir të gjinisë; mund të kenë dy vajza apo tre dhe të tretin apo të katërtin nuk e duan më të njëjtën gjini”. Më interesante është ajo që thotë dr. Moisiu për pasojat e kësaj demografie të planifikuar. “Mendoni që është një femër të cilën e pretendojnë 5 meshkuj. Do e marrë njëri, katër të tjerë do të mbeten pa martuar. Pra favorizon kriminalitetin dhe prostitucionin. Dhe janë dy të këqija të cilat në të ardhmen, e sigurt që do të dëmtojnë gjithë shoqërinë”, thotë Moisiu.
http://www.gazetadita.al/moisiu-ka-edhe-intelektuale-qe-abor...
s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Kjo qenka me e rrjedhur edhe se babai i vet. Po si mund te prishet ekuilibri nga ata qe kerkojne te kene nje djale, mbasi kane dy apo tre vajza?

Submitted by anticensurë (not verified) on

e rëndësishme është të dihet sa është përqindja e këtij dështimi të përcaktuar në krahasim me lindjet normale??

po qe se merren vetëm përqindjet për dështimet e përcaktuar dhe aty del që pes janë për djem dhe një për vajzë,nuk duhet të harrojmë se ai që kërkon djalë pas 5 vajzave "e ka bërë detyrën e tij"!!

sipas kësaj motrës doktoreshë pas na dhjet vitesh do të kemi vetëm 4 vajza në një klasë të mbushur me djem!!

pak si i pasaktë ky vlersim!!ose vlersim i njëanshëm pa marrë parasysh gjithë faktorët!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.