Le Pen uron që zgjedhjet në Greqi t’i fitojë Syriza: "Koha të ngrihemi kundër totalitarizmit të Bashkimit Evropian dhe tregjeve financiare"

E rrallë që një parti e ekstremit të djathtë të mbështesë një forcë politike të majtë, e aq më tepër një grupim radikal si Syriza e udhëhequr nga Aleksis Tsipras. Por kjo ka ndodhur me Marine Le Pen, kryetaren e Frontit Kombëtar në Francë, e cila ka uruar që zgjedhjet parlamentare të 25 Janarit në Greqi të fitohen nga e majta radikale. "Në Evropë ka një hendek që duhet të tejkalohet dhe popujt duhet të marrin fatet në duart e tyre kundër totalitarizmit të Bashkimit Evropian dhe bashkëpunëtorëve të tij në tregjet financiare ndërkombëtare"- është shprehur Le Pen.
Gazeta franceze Le Monde shkruan se mbështetja e Le Pen ndaj Syriza-s ka për qëllim të
“Qëndrimi ynë është krejtësisht koherent dhe kjo në bën muanjë aktiviste të së majtës. Ne nuk pajtohemi fare me programin, veçanërisht lidhur me emigracionin. Megjithatë, ne jemi të lumtur me fitoren e SYRIZA”-deklaroi Le Pen.
http://www.kathimerini.gr/800244/article/epikairothta/politi...
l.m
Add new comment