Prokurori special që kishte akuzuar presidenten e Argjentinës, gjendet i vdekur në apartamentin e vet

Postuar në 19 Janar, 2015 12:24

Eshtë gjendur i vdekur në apartamentin e tij një prokuror argjentinas, i cili kishte akuzuar presidenten e vendit për marrëveshje sekrete me Iranin. Pakti kish të bënte me një hetim për një sulm terrorist në vitin 1994. ”Prokurori special, Alberto Nisman u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Buenos Aires”, njoftoi ministria argjentinase e Sigurisë. ”Nisman do të merrte pjesë në një seancë dëgjimore me dyer të mbyllura në Kongres lidhur me pretendimet e tij se presidentja argjentinase Cristina Fernandez de Kirchner kishte fshehur një marrëveshje me Iranin”, njoftoi gazeta ”Buenos Aires Herald”.

Nisman kishte ngritur padi javën e kaluar kundër Kirchnerit, ku e akuzonte se kishte shfajësuar zyrtarët iranianë të akuzuar për organizimin, në vitin 1994, e vënies së bombave në një qendër hebreje në Buenos Aires, shpërthimi i të cilave shkaktoi 85 të vdekur dhe 300 të plagosur. ”Kjo marrëveshje do të sillte më pas rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Iranit dhe Argjentinës, sidomos për mbërritjen në vend të naftës iraniane për të cilën Argjentina ka shumë nevojë, në këmbim të eksportit të grurit argjentinas”, shkruante në padi Nisman. Ndërkohë, qeveria argjentinase i ka konsideruar qesharake akuza të tilla.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.