ISIS ngre televizionin e vet online. Gazetari britanik Cantlie, me emisionin e vet “Koha për të rekrutuar”?!

“Shteti Islamik” (ISIS) ka ngritur së fundi edhe televizionin e tij online me 24 orë në ditë transmetime. Televizioni quhet “Kanali i Kalifatit Islamik” dhe video të këtij televizioni kanë nisur të shpërndahen përmes rrjeteve sociale. Media është një nga mjetet kryesore që po përdor ISIS për propagandën e tij ndërkombëtare, ku nuk mungon edhe një “gjetje: ISIS po përdor edhe gazetarin britanik John Cantlie, i cili do të prezantohet me emisionin e tij “Koha për të rekrutuar”. Vec këtij televizioni, ISIS ka në zotërim edhe një radio në Mosul me emrin Al Bajan, dhe një stacion televiziv satelitor në Libi, të quajtur Tauhid. Megjithatë, ka edhe skeptikë lidhur me vërtetësinë apo seriozitetin e kësaj përpjekjeje, një ndër ta analisti J.M Berger, që i tha Uashington Postit: “Besoj se kjo është thjesht një tentativë e ndonjë entuziasti”.
a.k
Add new comment