Ulen me 10% pagesat për nënat e reja. Me ligjin e ri leje lindjeje përfitojnë edhe burrat

Postuar në 19 Janar, 2015 15:33

Skema e re e llogaritjes së pagesës për nënat e reja që ka hyrë në fuqi prej janarit të këtij viti ul me të paktën 10 përqind shumën e përfitimit nga leja e lindjes. Kjo për shkak se shuma tashmë do të llogaritet në bazë të pagës neto dhe jo bruto dhe jo me pagën e një viti më parë, por me atë të vitit aktual.

Solida Dibra, drejtoreshë e përfitimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore ka shpjeguar për televizionin AS mënyrën sesi do të bëhet përllogaritja e përfitimit të pagesës për lejen e lindjes.

"Nëse më parë një nënë lindte fëmijën ne vitin 2014, llogaritja e të ardhurave për barrëlindje bëhej me pagat e vitit 2013. Ndërsa tashmë është bërë një ndryshim dhe pozitiv, që nuk do të merren pagat e vitit të mëparshëm kalendarik ,po vitit të fundit nga momenti që i lind e drejta. Ka një ndryshim sepse është bërë jo paga bruto, por neto që do të jetë si bazë për llogaritjet e të ardhurës për barrëlindje".

Më konkretisht një grua që e ka pagën e deklaruar tridhjetë mijë lekë, nëse do të merrte leje lindje para datës 31 dhjetor 2014 do të përfitonte në 6 muajt e parë pagesën prej 24 mijë lekësh në muaj, pra 80% të pagës, ndërsa nëse ajo merr leje lindje pas datës 1 janar 2015 përfiton 21  mijë e 312 lekësh në muaj ose 70% të pagës. Sipas Dibrës, të drejtën për leje pas lindjes së fëmijës e përfitojnë edhe burrat.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.