Kokaina, avokati i Hoxhës: “Ermali ishte taksisti i dy kolumbianëve”.

Postuar në 17 Janar, 2015 07:42

​Ka habitur me deklaratat e tij, avokati i nipit të Enver Hoxhës, Ermalit. “Balkanweb”zbardh intervistën për mediat të Asaf Hadëraj. Duke folur pas masës së sigurisë të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Ermal Hoxhën, avokati Hadëraj ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke dhënë edhe shpjegimet e tij. Sipas Hadëraj: “Ermali ka shoqëruar dy kolumbianët që kishin ardhur në Tiranë për shkak të kushteve të tij ekonomike. Ai i ka shoqëruar si taksist. Ermal Hoxha nuk ka makinë të tij, është i papunë i pa shtëpi dhe me qira”. Avokati i Hoxhës thotë më tej se “nuk e pranon akuzën sepse nuk ka makinë dhe ka lëvizur me makinën e vëllait të tij. Kam kërkuar që të bien akuzat ndaj klientit, pasi nuk qëndrojnë”. Po sipas “Balkanweb”, gjatë ditës së sotme, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy kolumbianët Çezar Avila dhe Valther Moreno dhe kokën e kësaj organizate kriminale, Ilir Hysenaj. Nesër do jepet masa e sigurisë për 4 të pandehurit e tjerë Gentian Gjonaj, Kelmend Dalipi, Arjan Dalipi, Sajmir Batku.

 

l.v

 

http://www.balkanweb.com/site/kokaina-gjykata-le-ne-burg-ilir-hysenin-dhe-dy-kolumbianet-pritet-masa-per-ermal-hoxhen/

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.