Publikohet foto e Harri Koka, shqiptari i arrestuar si bashkëpunëtor i terroristit grek, Kristodulos Ksiros

Postuar në 17 Janar, 2015 08:27

Policia greke ka bërë publike foton e shqiptarit të arrestuar, i akuzuar si bashkëpunëtor i terroristit grek,Kristodulos Ksiros. Korrespondentja e “Balkanweb” Anila Jole raporton se sipas policisë, shqiptari 39 vjeç quhet Harri Koka, por ai dispononte dokumente të rreme me emrin Theoharis. Shërbimi kundër terrorizmit i bën publike fotot pas arrestimit të Kristodulos Ksiros, njeriu më i kërkuar në Greqi vitin e fundit, dhe të bashkëpunëtorit të tij shqiptar, i cili siç mësohet, i kishte siguruar terroristit një shtëpi me qira, ku ai u fsheh gjatë një viti arrati nga burgu. Të njëjtat burime thonë se sipas policisë, shtetasi shqiptar është Harri Koka, i biri i Janit dhe Sofisë dhe i lindur më 26 nëntor 1976 në Shqipëri. Policia bën publike edhe kartën e tij të identitetit, me të dhëna të rreme, ku shqiptari njihet si Theoharis Hrisaki. Kjo kartë false identiteti është gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit në shtëpinë ku  banonte Kristodulos Ksiros. Policia po heton për të zbuluar rolin e plotë të shqiptarit, në veprimtarinë e terroristit famëkeq të Greqisë, ish-anëtarit dhe ekzekutorit të organizatës terroriste greke “17 nëntori”.

 

l.v

 

http://www.balkanweb.com/site/ja-shqiptari-i-arrestuar-bashkepunetor-i-terroristit-grek-kristodulos-ksiros/

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.